Puka në terr! Rrebeshet e shiut dhe era e fortë lënë pa energji elektrike disa fshatra

Shqipëria

Puka në terr! Rrebeshet e shiut dhe era e fortë lënë pa energji elektrike disa fshatra

Më: 18 janar 2024 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Rrebeshi i shirave dhe era e fortë kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në qytetin e Pukës.

Prej paradites qyteti është furnizuar në intervale të shkurtra kohore, ndërsa shkak mësohet se janë bërë defektet e vazhdueshme ne rrjet.

Ndërkohë pa energji elektrike kanë mbetur edhe shumë fshatra të zonës.

Raportohet se në qytet ende nuk është identifikuar defekti, ndërsa në fshatra shkak për mungesën e energjisë, janë transformatorët, bashkimi i përcjellësve dhe këputjet e linjave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat