Dhunë e drejtim mjeti në gjendje të dehur! Arrestohen 3 persona në Fier, 3 të proceduar, një në kërkim

Shqipëria

Dhunë e drejtim mjeti në gjendje të dehur! Arrestohen 3 persona në Fier, 3 të proceduar, një në kërkim

Më: 17 janar 2024 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar, tre janë shpallur në gjendje të lirë dhe një tjetër në kërkim për vepra të ndryshme penale në Fier.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se blutë e Fierit arrestuan:

-R. Gj., 34 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një shkop metalik, si ai i Policisë;

-A. P., 57 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Loni Dhamo”, për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës, shtetasin S. S., si edhe ka dëmtuar pasqyrat e automjetit të tij.

– M. M., 68 vjeç, banues në Metaj, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga.

Po ashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-R. B., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij;

-R. Sh., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tij.

U referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi A. F., 44 vjeç, banues në Peshtan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat