Ministri Hasani nesër në Maqedoninë e Veriut, zbardhet agjenda e takimeve

Shqipëria

Ministri Hasani nesër në Maqedoninë e Veriut, zbardhet agjenda e takimeve

Më: 16 janar 2024 Në ora: 23:10
Igli Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të jetë nesër në një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Ai pritet të takohet me homologun e tij, Bujar Osmani, me të cilin do të mbaje edhe një konferencë të përbashkët.

Ministri gjithashtu do të takohet me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubin dhe me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin.

Ditën e sotme Hasani  ishte në një vizitë në Kosovë dhe më 18 janar pritet të vizitojë Malin e Zi.

Agjenda e vizitës në Maqedoninë e Veriut:

08:50 / Takim me Ministrin për Punët e Jashtme, z. Bujar Osmani

09:40 / Konferencë për mediat e ministrave Hasani dhe Osmani

10:10 / Takim me Zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiç    

14:30 / Takim me Zëvendëskryeministrin e parë, z. Artan Grubi dhe Kryetarin e Partisë BDI, z. Ali Ahmeti

15:10 / Takim me Kryetarin e Kuvendit, z. Talat Xhaferi

16:00 /  Takim me Kryetarin e PDSH, z. Menduh Thaçi

16:45 / Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike Evropiane, z. Arjanit Hoxha

17:25 / Takim me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat