Rikthehet kaosi në Kuvend, Baçi: Janë ata që kanë bllokuar parlamentin, ne po i përgjigjemi kësaj. Berisha në arrest politik

Shqipëria

Rikthehet kaosi në Kuvend, Baçi: Janë ata që kanë bllokuar parlamentin, ne po i përgjigjemi kësaj. Berisha në arrest politik

Më: 15 janar 2024 Në ora: 21:18
Luan Baçi

Deputeti demokrat Luan Baçi i ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News” theksoi se reaksioni i opozitës është si pasojë e asaj që mazhoranca po bën në Kuvend.

“Janë ata që kanë bllokuar parlamentin dhe jemi ne që përgjigjemi ndaj kësaj situate.

Dhe përballë kësaj ka dy rrugë që ne ose të largohemi nga parlamenti, që nuk ka asnjë shans që ta bëjmë këtë. Dhe e dyta të përballemi me të gjitha mjetet me këtë mazhorancë.

Ne e nisëm aksionin parlamentar nga Kuvendi dhe tani po e zhvillojmë tek “rruga e shpresës”.

Arrestimi i kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha është një arrestim politik, dhe si i tillë ne po reagojmë dhe do të vijojmë edhe më fort. Nuk po reagojmë ndaj Sali berishës, por në mbështetje të kryetarit të opozitës dhe vetë demokracisë”, u shpreh ligjvënësi demokrat Luan Baçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat