Grupi i PD, kërkesë në Kushtetuese për “emigrantët”

Shqipëria

Grupi i PD, kërkesë në Kushtetuese për “emigrantët”

Më: 14 janar 2024 Në ora: 23:01
Ilustrim

Grupi i PD, kërkesë në Kushtetuese për “emigrantët”

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për marrjen e një opinion këshillimor nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut për zbatimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në marrëveshjen për emigrantët të arritur mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.

Në kërkesën e 30 deputetëve demokratë thuhet se Shqipëria, si shtet anëtar i Këshillit të Europës dhe ratifikues i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, ka detyrimin të sigurojë çdokujt brenda territorit të saj të drejtat dhe liritë e përcaktuara nga Konventa.

“Në këtë kuptim, është shumë e rëndësishme që gjatë shqyrtimit të kushtetutshmërisë së marrëveshjes për emigrantët, Gjykata të analizojë dhe konkludojë mbi shkeljet e pretenduara të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të cilat njëkohësisht përbëjnë edhe shkelje të Kushtetutës”, thuhet në shkresën e firmosur nga Kryetari i Grupit të PD, Gazment Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat