Vështirësitë e punës në terren jo vetëm nga trafiku: Zjarrfikësit: Shpesh telefonatat e qytetarëve janë fyese

Shqipëria

Vështirësitë e punës në terren jo vetëm nga trafiku: Zjarrfikësit: Shpesh telefonatat e qytetarëve janë fyese

Më: 14 janar 2024 Në ora: 17:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Xheni është vetëm 24 vjeç, dhe forcave zjarrëfikëse iu është bashkuar që kur ishte 21. Në tre vite punë ai thotë se i është rrezikuar edhe jeta.

Trafiku i rënduar i Tiranës, shpesh bëhet pengesë për të arritur në kohë në vendngjarje, edhe pse bashkëpunimi i drejtuesve të automjeteve nuk mungon.

Mbërrijnë tek pallati ku një i ri ka sinjalizuar se ka mbetur në ashensor. Fatmirësisht ngjarje si kjo janë shumë të thjeshta për tu menaxhuar dhe Xhenit iu deshën vetëm 5 minuta për ta kryer misionin.

Vështirësitë në punën e një reparti zjarrëfikës në Tiranë nuk janë vetëm në terren. Ato nisin që në sallën operatore, ku punonjësit u përgjigjen telefonatave të qytetarëve, të cilat jo te gjitha jane per te kerkuar ndihme.

Enkelejda Jareci ka 14 vite që prêt telefonatat e qytetarëve. Thotë se gjatë punës së saj ka marrë shumë telefonata nga persona që e fyejnë.

Por ka edhe prej atyre qytetarëve që telefonojnë për kërkesa absurde.

Puna heroike e ekipeve të emergjencës në Shqipëri është e madhe dhe jo të gjithë ia kuptojnë vështirësitë, por një pikë kyçe e misioneve të tyre është bashkëpunimi me qytetarët, të cilëve iu shërbejnë, por jo gjithmonë e gjejnë gjuhën e përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat