Vodhën para dhe 1 celular në një dyqan/ Ndalohet 15-vjeçari, 2 të tjerë në kërkim

Shqipëria

Vodhën para dhe 1 celular në një dyqan/ Ndalohet 15-vjeçari, 2 të tjerë në kërkim

Më: 14 janar 2024 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Një 15-vjeçar është arrestuar në Korçë ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kanë kryer vjedhje në dyqanin e një 41-vjeçareje.

Ata kanë vjedhur një shumë parash si dhe një aparat celular. Njëri nga dy të kërkuarit është person i mitur, 14-vjeçar.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan me iniciativë një 15-vjeçar, banues në Korçë dhe po punojnë për kapjen e shtetasve A. Ll., 20 vjeç, banues në Korçë dhe një 14-vjeçari, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 2, Korçë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë vjedhur një shumë lekësh dhe një celular, në dyqanin e një 41-vjeçareje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat