Tapë në makinë dhe me armë me vete, arrestohet 45 vjeçari nga Lushnja

Shqipëria

Tapë në makinë dhe me armë me vete, arrestohet 45 vjeçari nga Lushnja

Më: 14 janar 2024 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Një 45 vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga policia pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur, brenda së cilës iu gjet edhe armë.

Policia thotë se 45 vjeçari, që udhëtonte me automjetin tip “Benz”, është ndaluar te rrethrrotullimi i Savrës.

Pas kontrollit iu gjetën një armë gjahu, 15 fishekë luftarak dhe një armë e ftohtë (shkop metalik).

Gjithashtu, nga verifikimet më tej rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat