Aksident në dalje të Lezhës, makina përplas ciklomotorin

Shqipëria

Aksident në dalje të Lezhës, makina përplas ciklomotorin

Më: 14 janar 2024 Në ora: 13:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në dalje të Lezhës.

Një automjet ka përplasur ciklomotorin, duke lënduar drejtuesin.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Balldre, ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i ciklomotorit, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

Siç duket edhe nga pamjet, aksidenti ka krijuar trafik të rënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat