“Ambulanca e pruri të vdekur”/ Familjarët rrëfejnë rrethanat e vdekjes së 20-vjeçarit: Çuni ndërroi jetë nga tërmeti

Shqipëria

“Ambulanca e pruri të vdekur”/ Familjarët rrëfejnë rrethanat e vdekjes së 20-vjeçarit: Çuni ndërroi jetë nga tërmeti

Më: 14 janar 2024 Në ora: 10:17
Fqinjët

Të afërm të viktimës Daniel Rika, i cili humbi jetën pasi u rrëzua nga shkallët për shkak të panikut nga tërmeti i mesnatës, kanë deklaruar për mikrofonin e Top Channel se i riu humbi jetën pasi ka rënë në shtëpi.

“Nipi ka qenë i sëmurë. Mesa mora vesh unë është trembur është çuar dhe ka rënë dhe ka vdekur. Nuk e di se si ka rënë. Unë tani erdha në spital sepse isha te shtëpia dhe më thanë që e ka marrë ambulanca dhe e ka prurë. Ka qenë i vdekur kur e kanë sjellë në spital. Ai ishte i sëmurë, ka qenë shtruar”– tha një i afërmi i viktimës.

Nga ana tjetër, një tjetër i afërm theksoi se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

I afërmi: Iku me nusen, vajti te shtëpia dhe më tha që kishte vdekur çuni nga tërmeti.

Si nga tërmeti? Ishte në gjumë?

I afërmi: Më duket se po.

Nga çfarë probleme shëndetësore vuante?

I afërmi: Më duket se vuante nga ana mendore. Ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe merrte edhe kurime.

Po shtëpia ka pësuar dëme nga tërmeti?

I afërmi: Nuk di gjë.

Juve çfarë e keni familjen e viktimës?

I afërmi: Krushk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat