E bërë hi, dalin pamjet e makinës që u përdor për atentatin në Tiranë

Shqipëria

E bërë hi, dalin pamjet e makinës që u përdor për atentatin në Tiranë

Më: 13 janar 2024 Në ora: 11:59
Autorët e ndoqën për disa orë objektivin, derisa filluan ta qëllojnë me breshëri automatiku.

Një atentat ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Selitës në Tiranë, ku mbeti i plagosur Zamir Kalemi.

Autorët e ndoqën për disa orë objektivin, derisa filluan ta qëllojnë me breshëri automatiku.

Makina e përdorur prej tyre u gjet e djegur në Bërzhit të Tiranës, por brenda saj nuk u gjet ndonjë gjurmë e autorëve, pasi siç duket nga fotot çdo gjë është shkrumbuar.

Makina kishte targa të vjedhura, të cilat ishin denoncuar të humbura më parë në Tiranë.

Në tentativë për t’u shpëtuar autorëve, Kalemi ka devijuar automjetin dhe është përplasur me trafikndarësen në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat