“Për 30 sekonda nuk mbeti as nam, as nishan”, flet vëllai i kryefamiljarit që iu shkrumbua banesa në Pogradec

Shqipëria

“Për 30 sekonda nuk mbeti as nam, as nishan”, flet vëllai i kryefamiljarit që iu shkrumbua banesa në Pogradec

Më: 13 janar 2024 Në ora: 09:44
Për ngjarjen ka folur i vëllai i pronarit të banesës, i cili tha se zjarri u përhap me shpejtësi duke djegur gjithçka.

Një banesë u dogj mbrëmjen e kësaj të premte në fshatin Leshnicë të Pogradecit, ku 5 persona, mes tyre edhe një fëmijë arriten të shpëtonin mrekullisht, pasi banesa u përfshi e gjitha njëherësh nga flakët.

Për ngjarjen ka folur i vëllai i pronarit të banesës, i cili tha se zjarri u përhap me shpejtësi duke djegur gjithçka.

Sipas tij, shkak ishte një shkëndijë elektrike dhe për pasojë nuk është arritur të shpëtohet asgjë nga banesa ku jetonin 5 anëtarët e familjes së vëllait të tij H.A.

Teksa bëri thirrje për ndihmë nga shteti për të rindërtuar shtëpinë e djegur, ai tha se do t’i mbante në shtëpinë e tij 5 anëtarët e familjes.

“Për 30 sekonda u shkatërrua komplet shtëpia nga masa e korentit. Për 30 sekonda nuk mbeti as nam as nishan. U shpëtuan të pestë vetat që ishin brenda edhe lekët që kishin brenda. Unë skam vdekur, është xhaxhai gjallë, kam unë shtëpi, do i mbaj derisa t’u rregullohet shtëpia. Shteti po t’u japë ndihmë do bënte gjë të madhe. Edhe bashkia edhe komuna kush të mundet të ndihmojë. Janë 3 të sëmurë”- u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat