Ambasada e SHBA në Tiranë mbështet gratë në sipërmarrje

Shqipëria

Ambasada e SHBA në Tiranë mbështet gratë në sipërmarrje

Më: 13 janar 2024 Në ora: 08:09
Ambasada e SHBA në Tiranë

Ambasada e SHBA në Tiranë, po mbështet forcimin e rolit të gruas në biznes, përmes programit të Akademisë së Grave Sipërmarrëse (AWE). Ambasada e SHBA në Tiranë, ndau dje në rrjete sociale shembullin e Ana Shimës, ish-pjesëmarrëse e programit të Akademisë së Grave Sipërmarrëse (AWE), që është mbështetur nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Ana është bashkëthemeluese e Pemla, një kompani e vogël shqiptare e angazhuar në prodhimin e produkteve autentike, 100% me burime vendase, që lulëzoi me mbështetjen e nismës së AWE për sipërmarrjen e gjelbër.

Ana tregon se kompania e saj është e fokusuar në prodhimin e disa produkteve që i mungojnë tregut shqiptar dhe janë produkte 100% vendase. “Kur u ktheva nga studimet jashtë vendit, kisha vështirësi të gjeja disa produkte në tregun shqiptar, me të cilat isha mësuar me jetesën time jashtë dhe fillova të eksperimentoj në kuzhinën time disa prej tyre me bazë bimore, sepse kisha një dietë vegjetariane dhe unë kisha dëshirë të krijoja një produkt i prodhuar tërësisht në vend dhe që përfaqëson ato vlera dhe shije që kemi ne dhe që janë superiore të ushqimit”, tha Ana.

Kur AWE bëri thirrje për ide për biznese të gjelbrta, gjeta miq të ndryshëm që ishin në të njëjtin rrugëtim me mua dhe më sygjeruan të aplikoj të AWE. Një nga gjërat e preferuara të programit ishte platforma “dreambuilder” që ne kemi ndërtuar biznesin tonë, sepse ishte e gërshetuar me ide biznesi nga gra dhe e ndërlidhur me pasionin e grave që e kanë dëshirën për ti bërë gjërat efektive dhe të punësojnë njerëz në komunitetin e tyre”, u shpreh Ana.

Sot ajo eksporton me krenari produktet e saj në Zvicër dhe Republikën Çeke, duke krijuar një model suksesi dhe shembull për tu ndjekur. Ambasada e SHBA në Tiranë, vlerëson inkurajimin e Anës në këtë biznes. “Ne krenohemi që mbështesim gratë dhe vajzat e reja sipërmarrëse si Ana dhe rritjen e startup-eve inovative si Pemla”, shkruan Ambasada e SHBA në Tiranë, në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat