“Nusja 14-vjeçe që u rrëmbye në Divjakë ndodhet në qendër rehabilitimi”

Shqipëria

“Nusja 14-vjeçe që u rrëmbye në Divjakë ndodhet në qendër rehabilitimi”

Më: 12 janar 2024 Në ora: 11:35
Aida Topalli

Gazetarja Aida Topalli tha në “Good Morning Albanians”, se vajza 14-vjeçare e cila ishte martuar me 34-vjeçarin në Divjakë, është tashmë në një qendër rehabilitim social.

Topalli tha se prindërit e vajzës e kishin denoncuar më parë në polici 34-vjeçarin pasi ata nuk ishin dakord me lidhjen e tyre, por asnjë masë nuk ishte marrë dhe prej 1 viti 14-vjeçarja dhe 34-vjeçari jetonin si të martuar.

Vajza është marrë nga shërbimet  sociale dhe po trajtohet me psikolog. Raste të tilla janë shumë të rënda. Mua më ka ardhur shumë keq kur mora vesh se 12-vjeçarja e Pogradecit, nuk është marrë nga shërbimet sociale, por ka qëndruar me gjyshërit e saj nga ana e mamasë”,-tha AidaTopalli.

"Prindërit e 34-vjeçarit,Arianit Arapi thonë se ata janë njohur që në mars të vitit 2023 dhe jetonin bashkë. Madje kanë bërë edhe dasmë në gusht. Familja e vajzës nuk ka marrë pjesë pasi nuk ishte dakord me lidhjen e tyre. Ata kanë rreth një vit lidhje edhe pse me një diferencë prej 20 vitesh. Babai i djalit ka thënë se 34-vjecari është thirrur 3 herë në polici për këtë lidhje”,-tha gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat