Atentati në Vlorë, reagon Drejtori i Përgjithshëm i Policisë

Shqipëria

Atentati në Vlorë, reagon Drejtori i Përgjithshëm i Policisë

Më: 9 janar 2024 Në ora: 12:28
Muhamet Rrumbullaku

Ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Vlorë ku u ekzekutua me snajper Gëzim Sinomati, ka vënë në lëvizje autoritetet.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar takime prej dy ditësh në Drejtorinë e Vlorës. Mësohet se është ngritur një grup i posaçëm për të hetuar dhe zbardhur ngjarjen.

“Po bashkëpunohet me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit. Janë grumbulluar një numër i madh i pamjeve filmike në zonë”.

Gjithashtu mësohet se Rrumbullaku ka urdhëruar hartimin e një plani të detajuar operacional kombëtar, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për goditjen e grupeve kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat