Zbardhet dëshmia e bashkëshortit të Bedrie Lokës: Kemi pasur konflikte, por e doja

Shqipëria

Zbardhet dëshmia e bashkëshortit të Bedrie Lokës: Kemi pasur konflikte, por e doja

Më: 7 janar 2024 Në ora: 21:52
Bedrie Loka dhe burri

Këtë të diel u trajtua në emisonin “Review” rasti tragjik i vetëvrasës së 41-vjeçares në Durrës, Bedrie Loka. Nëna e 4 fëmijëve dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës pas bullizmit në Tik Tok me postime denigruese kundrejt personit të saj.

Si i dyshuar për shkaktim të vetëvrasjes është edhe bashkëshorti i të ndjerës Xhemal Loka i cili në dëshminë e tij pranon të kenë pasur konflikte si çdo çift tjetër, por mohon ta ketë dhunuar të shoqen qapo t’i ketë shkaktuar asaj vetëvrasjen.

“Kam tre djem dhe një vajzë që e kam të fejuar. Gruaja ime ka pasur stres dhe ankth kohët e fundit. Vetëvrasja e mund të ketë ardhur si pasojë e hapjes së një adrese TikTok-u në emrin e saj. Një natë para se të vetëvritej nuk ka pasur shqetësime, ka qenë e qetë duke festuar vitin  e ri.

Në mëngjes kam parë që kishte pirë helm dhe e kam çuar me shpejtësi me mjetin e vëllait  drejt spitalit të Durrësit për ta shpëtuar. Nuk e kam dhunuar gruan. Bashkëshorten e kisha për shtëpi, nuk e çova drejt vetëvrasjes. Gruan time e dua dhe nuk e kam dhunuar. Kemi pasur konflikte si çdo familje, por gruan e doja. E kam dashur si nënën e fëmijëve të mi.”, ka deklaruar Xhemal Loka, bashkëshorti i 41-vjeçares, e cila i dha fund jetës duke pire fostoksinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat