12-vjeçarja abuzohet seksualisht nga djali i partnerit të mamasë! E ëma denoncoi ngjarjen vetëm pasi u nda nga burri

Shqipëria

12-vjeçarja abuzohet seksualisht nga djali i partnerit të mamasë! E ëma denoncoi ngjarjen vetëm pasi u nda nga burri

Më: 6 janar 2024 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Një minorene dyshohet se është abuzuar seksualisht në Pogradec.

Nëna e 12-vjeçares denoncoi në policinë e qytetit 29-vjecarin me iniciale K.T, për marrëdhënie seksuale me vajzën e saj.

Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se nëna e vajzës deri para pak kohësh bashkëjetonte me babain e 29-vjecarit dhe vetëm pas ndarjes, ka denoncuar rastin për vajzën e saj minorene.

Kjo, edhe për grupin e hetimit, tregon se nëna ka qenë në dijeni të rastit, por e ka denoncuar vetëm kur lidhja e saj me babain e të riut ka marrë fund.

Policia e Pogradecit ka filluar hetimet për rastin ndërkohë që vajza minorene, në prani të psikologëve ka bërë me dije se prej 2 vitesh kishte një lidhje me 29-vjeçarin.

Gjithsesi, policia edhe për shkak të moshës së vajzës ka arrestuar 29-vjeçarin dhe ka filluar hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat