E ëma e 12-vjeçares në dijeni: E denoncoi kur u nda, sepse…

Shqipëria

E ëma e 12-vjeçares në dijeni: E denoncoi kur u nda, sepse…

Më: 6 janar 2024 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pogradec, ku një 12-vjeçare pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një 29-vjeçar.

Ishte nëna e  12 vjeçares e cila denoncoi në Policinë e Pogradecit rastin që çoi në arrestimin e 29-vjeçarit me inicialet K.T.

Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se nëna e 12 vjeçares deri para pak kohësh bashkëjetonte me babain e djalit në fjalë dhe vetëm pas ndarjes ka denoncuar rastin për vajzën e saj minorene.

Kjo edhe për grupin e hetimit tregon se nëna ka qenë në dijeni të rastit por e ka denoncuar vetëm kur lidhja e saj përfundoi.

olicia e Pogradecit ka filluar me iniciativë hetimet për rastin ndërkohë që vajza minorene, për grupin e hetimit në prani të psikologëve ka bërë me dije se prej 2 vitesh kishte një lidhje me 29 vjeçarin.

Gjithsesi, policia edhe për shkak të moshës së vajzës ka arrestuar 29 vjeçarin dhe ka filluar hetimet ndërkohë që vajza i është nënshtruar kontrollit mjekoligjor për të vërtetuar nëse ka patur marrëdhënie seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat