Starova: Te “Rrugica e Salës” do të ngjizen lëvizje të mëdha, është “burgosur” me pa të drejtë

Shqipëria

Starova: Te “Rrugica e Salës” do të ngjizen lëvizje të mëdha, është “burgosur” me pa të drejtë

Më: 5 janar 2024 Në ora: 20:59
Arjan Starova

Arjan Starova, ish-ministër i Jashtëm u shpreh se shpreson se tek ajo rrugicë e shtëpisë së Berishës do të ngjizen disa lëvizja më të mëdha.

Ai shtoi se në fakt ka vetëm një drejtim të PD-së dhe ai është Sali Berisha, që për fat të keq i është ndaluar komunikimi nga ana e gjykatës me pa të drejtë.

Starova: Shpresojmë se tek ajo rrugicë do të ngjizen disa lëvizja më të mëdha edhe pse përpjekjet kanë nisur qysh më herët. Shpresoj që ai bashkim që ka nisur ata do t’i shndërrojë në një pakicë më të vogël ata që festojnë në 15-katëshe.

Në fakt ka vetëm një drejtim të PD-së dhe ai ehte Berishës, që për fat të keq i është ndaluar komunikimi. Në mënyrë të padrejtë dhe pa argument është bërë një gjë e tillë, me një proces që ka nisur 2 vite më parë me shpalljen non grata nga SHBA-të dhe Britania e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat