Berisha nga dritarja: Paratë e drogës dhe krimi kanë pushtuar institucionet

Shqipëria

Berisha nga dritarja: Paratë e drogës dhe krimi kanë pushtuar institucionet

Më: 5 janar 2024 Në ora: 19:22
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se paratë e drogës dhe krimi kanë pushtuar institucionet në Shqipëri.

Komentet Berisha i bëri nga dritarja e shtëpisë së tij, përpara mbështetësve që ishin mbledhur poshtë pallatit ku ai banon.

Berisha u shpreh se tubimi i sotëm ishte i shenjtë dhe simpatizantët e tij po protestonin për fjalën e lirë.

Kujtojmë se Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” pas akuzave për kurropsion të ngritura ndaj tij, në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

“Ne jemi në protestë për fjalën e lirë. Pa fjalën e lirë nuk ka mendim, nuk ka dinjitet. Pa dinjitet njeriu nuk ka vlerë. Ta kuptojmë sot këtë protestë si një nderim, si një mbështetje për gazetarët shqiptarë. Ata janë e vërteta, parlamentarët e fjalës së lirë pa imunitet. Beteja e tiranit kundër fjalës së lirë, filloi kundra tyre.

Ndaj dhe sot kjo protestë duhet të jetë një thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari. Mos u mërzitni, mos u lodhni e mos u trembni.

Sot paratë e drogës, falangat e krimit që kanë pushtuar çdo institucion vërtet mbjellin frikë e terror, por ata e bëjnë këtë vetëm se nuk ngrihemi ne. Në momentin që ne ngrihemi nuk ka tunel e vrimë më për Edi Ramën, në Surrel, Tiranë e as në Shqipëri”, tha mes të tjerave Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat