Ushtroi dhunë ndaj një gruaje, bie në pranga i riu në Bulqizë

Shqipëria

Ushtroi dhunë ndaj një gruaje, bie në pranga i riu në Bulqizë

Më: 5 janar 2024 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Policia e Bulqizës ka arrestuar një 37-vjeçar, të identifikuar si Reshat Adili, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Policia bën me dije se 37 vjeçari, banues në fshatin Lladomericë, pasi për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj shtetases T.D.

Ndërkohë po ashtu specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj një 15-vjeçari, banues në Peshkopi, pasi u kap duke drejtuar një automjet, pa u pajisur me leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat