Tentuan arratisjen nga qelia, Drejtoria e Burgjeve del me kërkesën urgjente për Dan Hutrën dhe 3 bashkëpunëtorët

Shqipëria

Tentuan arratisjen nga qelia, Drejtoria e Burgjeve del me kërkesën urgjente për Dan Hutrën dhe 3 bashkëpunëtorët

Më: 5 janar 2024 Në ora: 12:23
Dan Hutra dhe 3 bashkëpunëtorët e tij

Drejtoria e Burgjeve ka kërkuar të Dan Hutra dhe tre bashkëpunëtorët e tij, të cilët tentuan të arratisën mbrëmjen e djeshme, të futen në regjimin 41Bis. Kërkesa për t'i futur të katër në regjimin e posaçëm është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe do të shkojë në prokurori për të marrë miratim.

Dan Hutra tentoi mbrëmjen e 4 Janarit arratisjen nga burgu i Fierit. Të përfshirë në planin e arratisjen ishin 3 të burgosur nga Vlora për vjedhje, Geraldo Veizi, Martin Kapllani dhe Feti Kovaçi. Gjithashtu dyshohet se plani u organizua gjatë festave të fundvitit, ndonëse priten rezultatet e hetimeve për konfirmim. 

Kujtojmë se Dan Hutra është një person me rekorde kriminale në familje, teksa në vitin 2007 ai rezulton se kishte vrarë me thikë, bashkëshorten e tij të parë, ngjarje e ndodhur në Kukës.

Në muajin mars të 2023 ekzekutoi në oborrin e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, motrën e kësaj të fundit, Mevlute Hysa, 30 vjeç dhe të fejuarën e vëllait të saj, Hasime Dafku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat