“Jo vetëm 3 vrasje, por dhe krime të tjera” - Gazetari: Pse u mor në pyetje Dan Hutra

Shqipëria

“Jo vetëm 3 vrasje, por dhe krime të tjera” - Gazetari: Pse u mor në pyetje Dan Hutra

Më: 5 janar 2024 Në ora: 11:27
Dan Hutra

Gazetari Igli Çelmeta tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” se Dan Hutra i cili tentoi të arratisej pasditen e 4 janarit nga burgu i sigurisë së lartë në Fier, rreth një muaj më parë është  marrë në pyetje nga prokurorët.

Sipas gazetarit, Hutra dyshohet të ketë kryer edhe vepra të tjera penale, përveç vrasjes së 3 grave në 1 mars dhe gruas së parë të tij në vitin 2017.

Ai tha se dyshohet se Hutra mund të ketë kryer krime të tjera pasi është liruar nga burgu dy vite më parë dhe para se të kryente vrasjet e radhës, por gjatë marrjes në pyetje, ai ka refuzuar të tregohet bashkëpunues me prokurorët dhe policinë.

“Dan Hutra nga informacionet që unë kam, rreth një muaj më parë, Prokuroria e Tiranës, dy prokurorët dhe Policia e Tiranës, të përfaqësuar nënoficeri i policisë gjyqësore, e kanë marrë në pyetje pasi ai dyshohet edhe për vepra të tjera penale.

Ky person përveç vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave në 1 mars, gjithashtu përveç vrasjes në vitin 2017 të gruas së tij të parë, akuzohet edhe për vepra të tjera penale, pasi ka dalë nga burgu dy vite më për.

Ai dyshohet për vepra të tjera të rënda penale, ende nuk është e konfirmuar, por i bazuar në indicie dhe informacione të marra në rrugë operative por edhe nga informacione të konfirmuara edhe me prova dyshojnë se mund të jetë i përfshirë edhe për vepra të tjera penale për këtë arsye e kanë marrë në pyetje. Ai nuk i ka pranuar këto vepra penale dhe nuk është treguar bashkëpunues me policinë e Tiranës dhe dy prokuror orët të cilët e kanë marrë në pyetje”,-tha gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat