Ministri i Jashtëm i Shqipërisë: Liberalizimi i vizave i dobishëm për Kosovën

Shqipëria

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë: Liberalizimi i vizave i dobishëm për Kosovën

Më: 1 janar 2024 Në ora: 17:57
Igli Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani përshëndeti sot liberalizimin e vizave në Kosovë me Bashkimin Evropian.

Hasani shkroi në rrjetet sociale se sot është një ditë e mirë për Kosovën sepse qytetarët e saj më në fund fillojnë të përfitojnë nga liberalizimi i shumëpritur dhe i merituar i vizave me Bashkimin Evropian.

“Një hap i vonuar, që është i dobishëm jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në”, shkroi Hasani.

Qytetarët e Kosovës nga sot do të kenë të drejtën të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.

Udhëtimi pa viza u mundëson qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra si turist por edhe të vizitojnë miqtë apo familjarët, të marrin pjesë në ngjarje kulturore apo sportive, takime biznesi, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet i ngjashëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat