“Janë fiksuar”- Eksperti: Pse shqiptarët kërkojnë në google paranë e Koresë së Jugut

Shqipëria

“Janë fiksuar”- Eksperti: Pse shqiptarët kërkojnë në google paranë e Koresë së Jugut

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 21:02
Eksperti i IT-së Tomi Kallanxhi

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, u analizuan këtë të shtunë disa nga fjalët më të kërkuara në google nga ana e shqiptarëve, për vitin 2023. Ajo që bie në sy është futja në listën e termave më të kërkuar dhe e faqeve koreane që shesin makina.

Eksperti i IT-së Tomi Kallanxhi, theksoi se në vend të 11 të kërkimit në google që shqiptarët bëjnë në fushën e financave është kursi i këmbimit të “Woni-t”, monedhës koreane, me lekun.

Kjo sipas tij vjen pasi ka një numër shumë të madh kompanish shqiptare që tregtojnë makina nga Koreja e Jugut.

“Një nga trendet që po ndodh tani me shqiptarët është që janë të fiksuar pas Koresë së Jugut. Di thuash ti çfarë i lidh shqiptarët me Korenë e Jugut? Janë pikërisht makinat. E-car është një nga faqet koreane për makina. Në 13 dhe 11 ke, kërkime sa është Uoni korean me Euron dhe kjo vjen pasi është një trend i madh i kompanive shqiptare të importojnë makina nga Korea e Jugut.

Është stabël dhe nuk lëviz. Ka shqiptar që kanë shkuar në Korenë e Jugur dhe kanë hapur kompani vetëm për të imoprtuar makina në Shqipëri”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat