Oficerët e policisë gjyqësore mbërrijnë te Berisha për t’i komunikuar vendimin

Shqipëria

Oficerët e policisë gjyqësore mbërrijnë te Berisha për t’i komunikuar vendimin

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Oficerët e policisë gjyqësore kanë mbërritur në banesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për t’i komunikuar vendimin e marrë nga GJKKO për masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’.

Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Sali Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa ku do të jetë me mbikqyrje periodike policore dhe duhet të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë. Gjithashtu i ndalohet komunikimi me persona që nuk janë familjarë.

Me vendimin e sotëm gjyqtarja Irena Gjoka pranoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga ‘Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” në arrest shtëpie  dhe urdhëron SPAK dhe shërbimet e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ta kontrollojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat