Kreditë për shtëpitë e familjeve të reja, inspektori i Policisë së Shtetit përfiton nga programi, Balla: Dhuratë më të bukur s’mund të kesh

Shqipëria

Kreditë për shtëpitë e familjeve të reja, inspektori i Policisë së Shtetit përfiton nga programi, Balla: Dhuratë më të bukur s’mund të kesh

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 14:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndërsa në nisje të muajit dhjetor, ministri i Brendshëm, Taulant Balla shpalli listën e punonjësve të parë të Policisë së Shtetit, që përmbushin kriteret për të përfituar kredi me zero interes për banesë.

Ndërsa jemi vetëm dy ditë larg ndërrimit të viteve, programi i kredive të garantuara nga qeveria për shtëpitë e familjeve të reja të punonjësve të policisë, mjekëve dhe ushtarakëve, ka nisur me çeljen e dyerve të para.

Të premten e 29 dhjetorit, ka përfituar shtëpinë e tij të re, inspektori i Policisë së Shtetit, Redin Çaushaj.

Në banesën e tij ishte i pranishëm edhe vetë ministri i Brendshëm, Taulant Balla, jo vetëm për të uruar Vitin e Ri, por edhe për të promovuar këtë program që do të vijojë në vitet në vazhdim për të gjithë shërbëtorët e denjë të shtetit, në mbrojtje të atdheut, rendit dhe shëndetit publik.

“Dhuratë më të bukur se sa një shtëpi për vit të ri nuk mund të kesh”, i tha Balla Çaushajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat