Dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Fier-Seman, ka të plagosur

Shqipëria

Dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Fier-Seman, ka të plagosur

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Seman. Dy automjete janë përplasur në këtë aks rrugor dhe për pasoje janë dëmtuar të dy mjetet.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ferma e Çlirimit.

Në vendngjarje ka shkuar autoambulanca dhe policia e qarkullimit qe po kryen ekspertizën për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ende nuk ka informacion zyrtar për të lënduar ndërkohë që si shkak i këtij aksidenti është krijuar trafik në lëvizjen e automjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat