“Kafen e pimë bashkë edhe kur zihemi”, çifti i pensionistëve: S’mbajmë inate

Shqipëria

“Kafen e pimë bashkë edhe kur zihemi”, çifti i pensionistëve: S’mbajmë inate

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 08:48
Çifti i pensionistëve nga Fieri

Çifti i pensionistëve nga Fieri të cilët pëlqejnë të shkojnë në mbrëmje me muzikë live e të kërcejnë.

Thanë për “Good Morning Albanians” se ata rrallë herë zihen, por edhe nëse kjo ndodh kafen e pinë sërish bashkë. Ata thanë se në 35 vite martesë, mirëkuptimi, sinqeriteti dhe mosmbajtja e inatit, ka qenë “çelësi i dashurisë” për ta.

“Fjalë mund të bëjmë ne, por unë inat nuk mbaj. Kafen e pimë prap bashkë. Nuk mbajmë inate”,-tha Drita Goga.

“Në çift mund te ketë gjithnjë debate, por rëndësi ka të sheshohen gjërat. Kur e kam unë gabim më  bind kjo, kur e ka gabim ajo e bind unë”,-tha Spiro Goga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat