Rreth 200 të burgosur në burgun e Drenovës, peticion ku evidentojnë problematikat dhe shpalosin një sërë kërkesash

Shqipëria

Rreth 200 të burgosur në burgun e Drenovës, peticion ku evidentojnë problematikat dhe shpalosin një sërë kërkesash

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 19:31
Ilustrim

Rreth 200 të burgosur apo të paraburgosur në IEVP Drenovë kanë nënshkruar një peticion përmes të cilit evidentojnë problematika dhe shpalosin një sërë kërkesash.

Mes të tjerave ata thonë se nuk iu ofrohen as kushtet minimale, si ushqimi, sistemi i ngrohjes apo ftohjes, ndihma mjekësore shëndetësore dhe dentare.

“Dentisti ndërhyn vetëm kur ka raste për të hequr ndonjë dhëmballë”, thonë ata, teksa shtojnë se “ndihma mjekësore ofrohet vetëm në raste urgjente”.

Ata pretendojnë se ushqimet iu lejohet ti porositin vetëm tek një kompani e cila i vonon shërbimet.

Më tej thonë banorët e IEVP Drenovë, nuk ofrohet konsultë me psikologë, apo ofrim i një pune për tu angazhuar në burg.

Mes të tjerave në peticion theksohen edhe problemet me gjykatat që vonojnë vendimet teksa i konsiderojnë si noterë të kërkesave të prokurorisë, ku avokatët dalin jashtë loje pavarësisht provave që mungojnë.

Banorët e burgut të Drenovës kërkojnë që njohja e dënimit apo kërkesat për zbritje të tij të bëhen nga vetë burgjet e jo të bëhen zvarritje nëpër gjykata.

Një tjetër problem që ngrejnë është moslejimi i takimeve ndryshe nga ç’përcakton ligji thonë ata

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat