Kërkesa e SPAK për Berishën: I ndalohet komunikimi me persona të tjerë, përveç familjarëve

Shqipëria

Kërkesa e SPAK për Berishën: I ndalohet komunikimi me persona të tjerë, përveç familjarëve

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 17:38
Sali Berisha

Ditën e nesërme Gjykata e Posaçme pritet të japë masën e sigurisë ndaj Ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa në kërkesën e SPAK thuhet se ish-kryeministri nuk lejohet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që banojnë me të.

Mbrojtja e tij thuhet në kërkesën e SPAK, do të bëhet me punonjës policie të shtetit.

“Me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sali Berisha duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën rruga “Mustafa Matohiti”, duke u siguruar mbrojtja e tij me punonjës policie të shtetit si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”- thuhet në kërkesën e SPAK.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme ndaj Sali Berishës pritet të merret ditën e nesërme (e mërkurë), pasi sot u shty për shkak se dy avokatët e ish-kryeministrit kërkuan kohë që të njihen me provat. Në një deklaratë për mediat pas mbylljes së seancës, avokati Gjokutaj tha se e dënon mbikëqyrjen policore, pasi sipas tij nuk e parashikon ligji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat