Në godinë nuk ka dalje emergjente, mjetet e zjarrfikëses nuk arrijnë dot në katet e sipërme! Vijon kaosi

Shqipëria

Në godinë nuk ka dalje emergjente, mjetet e zjarrfikëses nuk arrijnë dot në katet e sipërme! Vijon kaosi

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 16:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Njerëzit të traumatizuar në godinën që mori flakë në Lushnjë.

Nga brenda, qendra tregtare  dhe e gjithë godina është e mbuluar me zjarr dhe me tym, ndërsa masat po merren nga jashtë qendrës tregtare. Gjithashtu është e pamundur të futen brenda forcat zjarrfikëse.

Mjetet e zjarrfikëses mund të arrijnë deri në katin e katërt, ndërsa katet e sipërme janë të gjitha apartamente. Tymi ka përfshirë të gjithë godinën në të katërt anët.

Ende nuk dihet sa njerëz janë brenda ndërtesës, dhjetëra persona kanë dalë dhe janë transportuar për në spital. Disa prej tyre dolën nga dritaret, të cilat i thyen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat