Shpërthim me tritol në një banesë në Lushnjë

Shqipëria

Shpërthim me tritol në një banesë në Lushnjë

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 07:53
Foto ilustrim

Një shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur pranë një banese në Lushnjë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njodtimi, ku thuhet se nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të sulmit.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë-Rreth orës 22:00, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T.,(e cila është e pabanuar), është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat