Deputetja Zhupa: PD e nisi vitin e përçarë dhe po e mbyll më e bashkuar se kurrë

Shqipëria

Deputetja Zhupa: PD e nisi vitin e përçarë dhe po e mbyll më e bashkuar se kurrë

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 21:17
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka bërë bilancin e partisë më të madhe opozitare gjatë vitit 2023.

E ftuar në studion e emisioni “Kjo Javë” në News24, të gazetares Nisida Tufa, Zhupa tha se PD e nisi këtë vit si e përçarë dhe po e përfundon më e bashkuar se kurrë më parë.

“PD e nisi vitin më të përçarë dhe është më e bashkuar. Po e përfundoi viti duke demaskuar këtë pseudo parlamentarizëm. Sot ka më shumë bashkim të demokratëve dhe demaskim të qeverisë”, u shpreh deputetja demokrate.

Ajo theksoi se mosbindja cilvila dhe protestat e opozitës nuk lidhen me emrin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, por janë zhvilluar për të mbrojtur Kushtetutën e vendit.

“Mosbindja civile dhe protestat tona nuk lidhet me emrin e zotit Berisha. Protesta e fundit ka qenë në mbrojtje të Kushtetutës. Kjo nuk ndodhi se Berisha do të jetë mbi ligjin, por nuk do që të jetë nën ligjin. Militantët janë të motivuar më shumë dhe këtë e kuptojmë tek strukturat. Protestat janë një nga elementët që militanti vjen dhe shpreh mbështetjen e tij”, tha më tej Zhupa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat