“Unë jam Sali Berisha, nuk mposhtem kurrë”, Berisha në Këshillin Kombëtar: Po burgosin liderin e opozitës si në….

Shqipëria

“Unë jam Sali Berisha, nuk mposhtem kurrë”, Berisha në Këshillin Kombëtar: Po burgosin liderin e opozitës si në….

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 13:21
Sali Berisha

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, ish-kryeministri: Duan ta burgosin Sali Berishën pa asnjë provë, nuk mposhtem kurrë

Mbledhja e Këshilli Kombëtar po zhvillohet në selinë blu, me pjesëmarrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe anëtarëve të tjerë të PD.

“E vërteta është e parehatshme. Në Tunizi, Ugan, Venezuelë, Rusia kanë arrestuar liderin e opozitës. Pse? Sepse këta kanë folur troç, të vërtetën. Kjo ndodh vetëm në vende jodemokratike, e për fat të keq ky virus ka ardhur edhe këtu. Nuk e kam fjalën vetëm për arrestin e Sali Berishës, por simptomat kanë kohë, me shpalljen time ‘non grata’. I vodhën vulën Sali Berishës. Nga tmerri që kanë, ndalohet emri i Sali Berishës në fletën e votimit. Tani duan ta burgosin Sali Berishën, pa asnjë provë. Zonja, zotërinj, sir, madam, Para se të përsërisni këtë akuzë për Sali Berishën, kontrolloni xhepat tuaj. Unë jam Sali Berisha, nuk mposhtem kurrë”, tha Sali Berisha.

Mbledhja ishte paralajmëruar për të nisur në orën 10. Kjo mbledhje vjen pas mbledhjes me gratë demokrate më herët sot, me të cilat patën një bashkëbisedim, ku bisedoi me aksionin opozitar, “O sot o kurrë”. Pritet që të ketë vazhdimësi të të gjithë diskutimeve që ndodhën në mbledhjen e kryesisë, që u zhvillua dy ditë më parë.

Ditën e sotme pritet të vendoset gjithashtu se kush do te jenë katër koordinatorët që kërkoi Sali Berisha, në lidhje me riorganizimin e partisë, që do të jenë të ndarë në katër rajone të Shqipërisë. Një në veri një në jug dhe një qendër dhe Tirana do të ketë një koordinator më vete. Pritet që pas këtij vendimi të caktohen emrat e koordinatorëve që do të ndihmojnë në një ripërshtatje të PD,

Një çështje tjetër, ka të bëjë me protestat, se si do të organizohet çdo mjet, ndërsa thuhet se do të përdoren edhe rrjetet sociale si TikTok. Protesta e radhës do të jetë më datë 27 dhjetor tek Gjykata e Lartë, ku Berisha ka kërkuar një pjesëmarrje të gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat