Prostitucioni në qendrën e masazheve, pronari kishte punësuar dy vajza

Shqipëria

Prostitucioni në qendrën e masazheve, pronari kishte punësuar dy vajza

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Ervin Salku është pronari i qendrës së masazheve ku ushtrohej aktiviteti i jashtëligjshëm i prostitucionit.

39-vjeçari administronte biznesin në rrugën “Tish Daija” në kryeqytet, ndërsa kishte punësuar dy vajza, të dyja nga 39 vjeçe.

Bashkë me arrestimin e Sakut, ra në pranga edhe Helena Melcini, ndërsa punonjësja tjetër u vu nën hetim.

Një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, dhe një automjet u sekuestruan si provë materiale, ndërkohë që vijojnë hetimet për këtë veprimtari të paligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat