Florenc Doka, drejtori i ri i burgut të Peqinit

Shqipëria

Florenc Doka, drejtori i ri i burgut të Peqinit

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 09:47
Burgu i Peqinit

Florenc Doka është drejtori i ri i burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Klan News raporton se emërimi i Dokës është firmosur nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Florenc Doka më herët ka qenë pjesë e sistemeve të burgjeve. Doka është prezantuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija.

Emërimi i tij vjen pas arrestimit të ish-drejtorit të burgut dhe zyrtarëve të tjerë pas vrasjes së Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj në burgun e Peqinit.

Nga ngjarja që ndodhi më 15 Dhjetor mbeti i plagosur edhe një i dënuar tjetër me burgim të përjetshëm, Indrit Shaqja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat