Çfarë do të ndodhë me Rithemelimin pas masës së arrestit? Flet Sali Berisha

Shqipëria

Çfarë do të ndodhë me Rithemelimin pas masës së arrestit? Flet Sali Berisha

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 23:20

Na përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Rithemelimit, ish-kryeministri Sali Berisha mbajti një prononcim të shkurtër për mediat, ku foli në lidhje me organizimin e partisë pas zyrtarizimit të masës së sigurisë ndaj tij.

Berisha tha se të shtunën pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar, ku do të diskutohen çështjet organizative të funksionimit të partisë.

Ish-kryeministri tha se në parti do të caktohen disa koordinatorë, përfshirë dhe grupin e Gazmend Bardhit, të cilët do të kenë një rol të rëndësishëm në vendimarrjen e partisë.

Berisha tha se vendim i gjykatës nuk mund të realizojë ëndërrat e kryeministrit Rama për goditjen e opozitës. Ai nënvizoi se do i qëndroj përballë deri në gjunjëzimin e tij.

“Vendimet e kryesisë janë së pari një shumëfishim i të gjitha përpjekjeve për betejën pa kthim; o sot, o kurrë.

Së dyti, kryesia vendos të thërrasë këshillin kombëtar ditën e shtunë. Pastaj u diskutua për disa çështje organizative në mënyrë që të ristrukturohet në një farë mënyre sektori i riorganizimit, duke mbetur z. Minarolli sekretar i organizimit për partinë, por duke krijuar edhe disa kordinatorë që do të merren me organizimin.

U hodhën ide, dhe është e mundshme që të krijohet një grup koordinator qendror për Tiranën.

Pyetje: Është diskutuar që në këtë riorganizim të thërritet edhe grupi i deputetëve të Gazment Bardhit?

Sali Berisha: Grupi i deputetëve të Gazment Bardhit janë deputetë të PD dhe në çdo hap të saj, kanë rolin e tyre dhe do ta kenë rolin.

Pyetje: Kordinatorët që do të përcaktohen, do të koordinoheni me z. Bardhi për të gjetur emra të përbashkët?

Sali Berisha: Natyrisht të gjitha do të bëhen në bashkëpunim, me të gjithë faktorët drejtues të partisë.

Pyetje: Z. Berisha keni kaluar një ditë të gjatë…,

Sali Berisha: Dita e gjatë, por siç e sheh energjia ëhstë e mjaftueshme për të vazhduar këtë ditë.

Pyetje: A do e drejtoni ju PD edhe pse gjykata mund të marrë çdo vendim.

Sali Berisha: Asnjë vendim i gjykatës nuk mund të realizojë ëndërrat e Ramës, por do i qëndroj përballë deri në gjunjëzimin e tij. Ai është frikacak, zgjodhi këtë rrugë, por e garantoj që do të përfundojë aty ku e meriton”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat