Detajet/ Parlamenti dha autorizim për arrestimin e Berishës! Çfarë pritet të ndodhë

Shqipëria

Detajet/ Parlamenti dha autorizim për arrestimin e Berishës! Çfarë pritet të ndodhë

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 12:48
Sali Berisha

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha dha detaje se çfarë pritet të ndodhë pasi Parlamenti votoi pro kërkesës së SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Një burim jo zyrtar tha për gazetaren e Top Channel se dy prokurorët do t’i drejtohen Gjykatës së Posaçme me kërkesën e arrestit shtëpiak.

Anila Hoxha: Përmes një korrieri special ose përmes postës, SPAK i drejtohet gjykatës së posaçme me zëvendësimin e masës nga detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit, në një masë më të ashpër për të cilën ende prokurorët nuk konfirmojnë, as zyrtarisht dhe as jo zyrtarisht nëse do të jetë arrest me burg apo arrest në shtëpi.

Një burim jo zyrtar tha për Top Channel se dy prokurorët do t’i drejtohen me kërkesën e arrestit shtëpiak, por ky version vijon të mos jetë zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat