“Nuk ka trajtim VIP në burgje” - Flet ish-shefi i Policisë në burgun e Peqinit

Shqipëria

“Nuk ka trajtim VIP në burgje” - Flet ish-shefi i Policisë në burgun e Peqinit

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 09:40
Faik Basha

Godina që duhej të ishte burg i sigurisë së lartë në Peqin në fakt ishte kthyer në një hotel me pesë yje për të dënuarit me burg për jetë.

Situata skandaloze evidentohet në një letër të që drejtori i komanduar i burgut të Peqinit Kamber Hoxha dhe shefi i policisë së burgut të Peqinit Nikolin Gjonpalaj i dërgon drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Admir Abrija.

 Letra mban datën 30 nëntor 2023, pikërisht 15 ditë përpara se Sokol Mjacaj të vriste Arben Lleshin dhe bëhet e qartë që të burgosurit kanë privatizuar burgun.

Faik Basha ish-shefi i policisë në burgun e Peqinit tha në emisionin GoodMorning Albanians se institucionet e vuajtjes së dënimit nuk njohin trajtim VIP apo të veçantë për të burgosur të caktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat