Avokati: Ministri i Drejtësisë duhet të dorëhiqet pas ngjarjes së Peqinit

Shqipëria

Avokati: Ministri i Drejtësisë duhet të dorëhiqet pas ngjarjes së Peqinit

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 09:02
Redi Ramaj

Godina që duhej të ishte burg i sigurisë së lartë në Peqin në fakt ishte kthyer në një hotel me pesë yje për të dënuarit me burg për jetë.

Situata skandaloze evidentohet në një letër të që drejtori i komanduar i burgut të Peqinit Kamber Hoxha dhe shefi i policisë së burgut të Peqinit Nikolin Gjonpalaj i dërgon drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Admir Abrija. Letra mban datën 30 nëntor 2023, pikërisht 15 ditë përpara se Sokol Mjacaj të vriste Arben Lleshin dhe bëhet e qartë që të burgosurit kanë privatizuar burgun.

Avokati Redi Ramaj tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se ministri i Drejtësisë duhet të dorëhiqet pas ngjarjes në burgun e Peqinit që ka cenuar rëndë sigurinë.

Emaili tregon se drejtori i burgut ka gjetur një situatë jo normale në këtë burg. Unë jam për një hetim të prokurorisë jo si herët e tjera, të kryhet hetimi që të zbardhet skema si ka hyrë arma në burg. Mosfunksionimi i kamerave dhe skanerit është drejtpërdrejt përgjegjësi e drejtuesve që e kanë menaxhuat atë institucion ndër vite. Është përgjegjësi politike, duhet të kishim një dorëheqje të ministrit të Drejtësisë, që është përgjegjës drejtpërdrejtë për institucionet e vuajtjes së dënimit. Reagimi i ministrit ishte krejt jashtë moralitetit, në çdo vend tjetër pas ngjarjeve të tilla ka pasur dorëheqje”, tha avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat