Vettingu në polici, konfirmohet në detyrë edhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër

Shqipëria

Vettingu në polici, konfirmohet në detyrë edhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 11:20
Policia

Prej disa ditësh ka nisur vettingu në Policinë e Shtetit. Ditën e sotme është konfirmuar  në detyrë Ndue Doçi, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër.

Ndërkohë më herët u konfirmuar në detyrë, drejtori i Policisë Shkodër, Edmond Sulaj.

“Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit po kalon në një fazë të re. Javën e ardhshme, duke nisur nga data 18 dhjetor, ora 09:00, do të nisin seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar, që pas ndryshimeve të fundit ligjore, kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Janë 3 drejtues të lartë të Policisë dhe AMP që do të përballen me gjetjet e Trupës Vlerësuese.

Seancat publike do të mbahen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median. Për më shumë detaje ndiqni faqen zyrtare të Agjencisë: ëëë.amp.gov.al”, thuhej në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat