Mungoi në tubimin e Berishës, Gazment Bardhi flet për arsyen

Shqipëria

Mungoi në tubimin e Berishës, Gazment Bardhi flet për arsyen

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur për mungesën e tij në protestën e mbajtur nga ish-kryeministri Sali Berisha para Kryesisë së kuvendit, ndërsa brenda godinës votohej për t’i hequr imunitetin e deputetit këtij të fundit.

Bardhi tha se pavarësisht mungesës së tij, ai mbështet dhe do vijojë të mbështesë çdo tubim kundër regjimit të Edi Ramës.

Gazment Bardhi: Unë, Berisha dhe çdo deputet opozitar jo vetëm të duhet të bashkëpunojmë, por të jemi bashkë kundër regjimit të Edi Ramës. Çdo protestë ka patur dhe do të ketë mbështetjen time.

I pyetur nëse ka një dakordësi për protestën e paralajmëruar të enjten para Kuvendit, Bardhi u shpreh se aksioni i deputetëve duhet të vazhdojë.

Gazment Bardhi: Çdo deputet i opozitës ka mbështetur dhe mbështet çdo protestë kundër regjimit të Edi Ramës.

Ne kemi një aksion prej tre muajsh dhe detyra e çdo deputeti është të vijojë aksionin brenda sallës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat