​Shqipëri, miratohet propozimi i PS për komisionet hetimore

Shqipëria

​Shqipëri, miratohet propozimi i PS për komisionet hetimore

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 15:12
​Shqipëri, miratohet propozimi i PS për komisionet hetimore

Refuzimi i 8 komisioneve hetimore është kthyer në kalin e betejës të deputetëve të Rithemelimit duke futur në kaos Kuvendin e Shqipërisë mes tymit të flakadanëve.

Si përgjigje, deputetët socialistë në Komisionin parlamentar të ligjeve vetëm me votat e anëtarëve të tyre, miratuan ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore bazuar në modelin gjerman, siç tha deputetja Ermonela Felaj.

Ndryshimet përfshinë pasjen e një objekti hetimi të fokusuar në çështje ose në subjekte konkrete.

“Duhet të ekzistojnë të dhëna ose indicie të mjaftueshme, për ekzistencën e çështjes për të cilin kërkohet ngritja e komisionit hetimor”.

Një tjetër ndryshim sanksionon se “Për pyetjen si dëshmitarë të personave që janë thirrur ose do të thirren nga organi i prokurorisë/gjykatës për procesin penal të lidhur eventualisht me çështjen objekt hetimi, Komisioni merr leje paraprakisht nga prokuroria ose gjykata ku ndodhen aktet për objektin dhe kufijtë e dëshmisë.

“Nuk janë të gatshëm që të ndryshojnë ligjin për t’i dhënë hapësirë parlamentit, por e ndryshuan ligjin për ta bërë një instrument, që sa herë do qeveria të pengohet komisioni hetimor siç ka bërë deri më sot”, deklaroi deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku pas ndryshimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat