Publikohen datat e provimeve të maturës shtetërore, Manastirliu: Suksese të gjithë nxënësve

Shqipëria

Publikohen datat e provimeve të maturës shtetërore, Manastirliu: Suksese të gjithë nxënësve

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Janë bërë publike datat e provimeve të maturës për vitin 2024.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka ndarë datat, teksa u ka uruar suksese të gjithë nxënësve.

Provimi i parë do të jetë ai i gjuhës së huaj më 3 qershor. Provimi i Gjuhës Shqipe dhe letërisë do të mbahet më 10 qershor, ndërsa më 18 qershor do të mbahet provimi i matematikës. Provimi i fundit, ai i lëndës me zgjedhje, do të mbahet më 24 qershor.

 Postimi i Manastirliut:

Dy lajme me interes për maturantët mbi provimet e Maturës Shtetërore 2024! Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për nxënësit që ndjekin arsimin e pëgjithshëm dhe atë profesional.

Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme, ndryshe nga vitet e shkuara, do shpërndahen në shkolla që në muajin JANAR 2024.

Suksese të gjithë nxënësve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat