A do të jetë Argita pasuesja juaj në PD? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Shqipëria

A do të jetë Argita pasuesja juaj në PD? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 09:46
Argita dhe Sali Berisha

Kuvendi do të votojë të enjten në seancë parlamentare për masën e arrestit ndaj Sali Berishës.

Vendimi u mor pas 4 orësh diskutimesh në Këshillin e Mandateve ku 5 votave të mazhorancës iu bashkua edhe Enkelejd Alibeaj i kampit të Lulzim Bashës.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Drejt” përballë moderatorit Luan Rama në Ora News ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur nëse Argita do ishte pasuesja e tij në partinë Demokratike u shpreh se është kundër tashëgimisë politike, por nëse vendos i ka rrugët e hapura.

Mbledhja u zhvillua nën masa të forta të policisë. 700 efektivë rrethuan godinën për shkak të protestës së PD-së duke siguruar hyrjen e dy prokurorëve, por edhe të deputetëve.

Pas votimit të së enjtes në Kuvend, prokuroria do t’i drejtohet Gjykatës për të vijuar me masën e arrestit deri në përfundimin e hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Berisha: Vajza ime që në vitin 90’ e gjer sot ka patur një interes konstant për politikën nga lëvizja studentore, greva e urisë e në vazhdim.

Vajza ime ka zgjedh të ndjekë jo jetë politike por jetën e saj private. A do vendosë vajza ime për tu marrë për ta kaluar në politikë apo jo, kjo varet vetëm nga ajo.

Në rast se ajo vendos, unë s’do e kisha penguar dhe nuk e kam penguar por ka një kusht. Të ndjekë rrjedhën e cdo njeriu që do të angazhohet në një forcë politike.

Në këtë formë ajo, djali, të gjithë i kanë rrugët e hapura. Por ata kanë zgjedh jetën private. Nuk ia kam imponuar unë, kanë zgjedh vetë. Unë do respektoja cdo vendim të saj.

Por natyrisht nuk jam personi se ata tani nuk janë më të rinjë.

Nëse ata vendosin të merren me politikë, ata i kanë dyert e hapura në PD, por nuk kam parë tek ata një ambicie të shfaqur për këtë gjë.

Natyrisht kjo nuk përjashton që nesër ta shfaqin. Rruga është e hapur në përputhje si për të gjithë të tjerët. Jo të marr karakter trashëgimie. Unë nuk jam shumë për këtë punën e trashëgimisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat