E mërkura e zezë e aksidenteve/ Në nëntor, 81.5% aksidente më shumë se një vit më parë

Shqipëria

E mërkura e zezë e aksidenteve/ Në nëntor, 81.5% aksidente më shumë se një vit më parë

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 23:05
Foto ilustrim

Muaji nëntor i këtij viti ka sjellë më shumë aksidente rrugore krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, përgjatë muajit nëntor të këtij viti ndodhën 167 aksidente rrugore, krahasuar me 92 të një viti më parë, duke shënuar një rritje me 81,5%.

INSTAT bën me dije se numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 34,7% të numrit të aksidenteve gjithsej. Ndërkohë e mërkura mund të konsiderohet edhe si dita e zezë e aksidenteve, pasi përgjatë muajit nëntor ditën e mërkurë ndodhën 19,8% të aksidenteve, ndërkohë që më pak aksidente ndodhën përgjatë së hënës, 8.9%.

Referuar të njëjtave të dhëna nga INSTAT, për një periudhë 11 mujore nga janari në nëntor të vitit 2023, ka pasur 6.4% më shumë aksidente, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përgjatë 11 muajve të këtij viti, sipas INSTAT janë ulur aksidentet për shkak të këmbësorit dhe janë rritur aksidentet e shkaktuara nga sjellja e drejtuesit të mjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat