Afera e Inceneratorëve/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Mirel Mërtiri flet nga arratia: Kam marrëdhënie me politikanë shqiptarë

Shqipëria

Afera e Inceneratorëve/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Mirel Mërtiri flet nga arratia: Kam marrëdhënie me politikanë shqiptarë

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 21:41
Mirel Mërtiri

Mirel Mërtiri, i njohur mediatikisht si pronari i inceneratorëve, foli ekskluzivisht në Çim Peka LIVE për atë që njihet si afera e shekullit.

Që në fillim të emisionit, moderatori Çim Peka e pyeti nëse është ai pronari i inceneratorëve.

‘Unë dua t’ju bëj një pyetje: si është e mundur që në legjislacionin shqiptar, fjala pronar de facto nuk ekziston?

A mund të më përcaktoni ju se çfarë do të thotë pronar de facto? Që të jesh pronar de facto, duhet të ketë edhe një përshkrim ligjor.

Fjala pronar është e mirëcaktuar në legjislacion. Unë sot dhe familja ime, dhe gjithë rrethi im shoqëror, akuzohet për akte dhe veprime të pakryera ndonjëherë nga ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat