Këshilli i Mandateve miratoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Berishës, Rithemelimi: Mbledhje si në kohën e xhaxhit

Shqipëria

Këshilli i Mandateve miratoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Berishës, Rithemelimi: Mbledhje si në kohën e xhaxhit

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 17:20
Jola Hysaj

Pasi Këshilli i Mandateve ka miratuar me 6 vota pro kërkesën e SPAK për lejimin e arrestimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka ardhur dhe reagimi i parë nga Rithemelimi.

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Jola Hysaj, e ka krahasuar mbledhjen e ditës së sotme me ato të kohës së regjimit komunist, duke shtuar se Shqipëria është në një nga momentet më kritike të 33 viteve politikëbërje.

Ndër të tjera ajo shkruan se jetojmë në momentet kur të drejtat po shuhen çdo ditë.

Postimi i Jola Hysajt:

Këshilli i Mandateve apo Komisioni i Etikës u mblodh sot?

Si në kohën e xhaxhit kur bëheshin mbledhjet e këshillit të lagjes për fletë- rrufenë e rrallës…

U quajtëm kulakë,  kush është emri i ri që po na vihet?

Shqipëria është në një nga momentet më kritike të 33 viteve politikëbërje,

Jetojmë në momentet ku E Drejta e Pronës, E Drejta Jetës, E Drejta e Mendimit Ndryshe, E Drejta për të folur haptazi dhe pa frikë po shuhen çdo ditë.

Shkelja me të dyja këmbët e Kushtetutës është precedenti më i frikshëm i 33 viteve të pluralizmit politik.

Ku po shkojmë???

Kërkesa e SPAK:

SPAK kërkon dhënien e autorizimit për masë më të ashpër ndaj Berishës, atë të “arrestit shtëëiak”, ndërsa më herët është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’, masë të cilën Berisha nuk e zbatoi me pretendimin se Prokuroria e Posaçme kishte shkelur Kushtetutën duke mos kërkuar më parë vendimin e Parlamentit. Berisha u vu nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani rreth 15 vite më parë.

Ish kryeministri është nën hetim për procedurat e privatizimit të ish Klubit sportiv Partizani, pëmes të cilave dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e truallit ku shtrihej ish klubi e mbi të cilin më pas u ngrit një kompleks pallatesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat