Aksident i rëndë/ Përplasen dy makina afër Shkallës së Tujanit, njëra bie në humnerë, dy viktima

Shqipëria

Aksident i rëndë/ Përplasen dy makina afër Shkallës së Tujanit, njëra bie në humnerë, dy viktima

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, mes dy makinave.

Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe dy shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e dy shtetasve që kanë humbur jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat